Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një fëmije të mitur ka ndodhur sot në Durrës. Policia bën me dije se 8 vjeçari është përplasur nga një furgon.
Policia ka vënë në pranga drejtuesin e furgonit, shtetasin Q.N.,66 vjeç, banues në Sukth.
Fëmija ishte duke lëvizur me biçikletë.
Njoftim nga Policia e Durrësit
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin shtetasin Q.N.,66 vjeç, banues në Sukth.
Ky shtetas më datë 25.05.2020, rreth orës 16:05, në fshatin Jubë, Durrës, duke drejtuar mjetin fugon, ka aksidentuar një fëmijë, shtetasin G.G., 8 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë, e për pasojë fëmija ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.