MENU
klinika

Detajet e para

Durrës, gjendet një kufomë në det nga peshkatarët

15.05.2020 - 08:56

Një kufomë është gjetur mëngjesin e sotëm në Durrës, në det.

Mësohet se trupi i pajetë është gjetur nga një anije peshkimi, e më pas është nxjerrë nga policia kufitare, në bashkëpunim me rojet bregdetare.

Sipas Policisë, trupi i pajetë është i seksit femër. Eshtë identifikuar trupi i viktimës. Bëhet fjalë për shtetasen Shpersa Bejqo, 62 vjeçe.