MENU
klinika

Me orare të zgjatura dhe pa shpërblim

Durrës/ Punonjësit e vijës së parë ndaj Covid në grevë

20.05.2020 - 11:16

Punonjësit e laboratorit të qendrës epidemiologjike të Durrësit kanë njoftuar për fillimin e një greve një ditore për shkak se atyre nuk u është dhënë shpërblimi për pasi kanë qenë në vijën e parë të luftës ndaj Covid-19.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, ky shpërblim duhet të ishte në shumën 1 milion e 250 mijë lekë për mjekët dhe 650 mijë lekë për personelin ndihmës. Ata kanë punuar për 2 muaj në vijën e parë, duke pritur edhe tragetet e linjave që kanë ardhur nga Italia të cilat kanë qenë edhe vatër infeksioni.

Kanë marrë 40-60 tamponë në ditë për personat e dyshuar me koronavirus. Ata kanë marrë shpërblim 50-100 mijë lekë dhe kanë punuar jashtë orarit. Ata nuk kanë punuar 40 orë në javë siç është normalja por 60 orë.

Atyre nuk u janë marrë parasysh kërkesat e tyre drejtuar Ministrisë, Qeverisë dhe organeve të tjera lokale e qëndrore. Janë 33 punonjës në grevë dhe kryetari i sindikatës ka thënë se sot nuk do të punojë asnjë.

‘Deri më sot nuk është hapur asnjë rrugë. Nuk kemi asnjë përgjigje dhe nuk do dalim në punë. 33 punonjës këtu janë në grevë sot. Që nga 26 nëntori e deri më tani, nuk kemi marrë pagat për ditët e shtuna, diela, ditët e festave. Të gjithë kemi punuar jashtë orarit, kemi punuar 60 orë në javë dhe jo 40. Me vendimin e kryeministrit, janë marrë 50-100 mijë. Vendimi thotë se duhet të merren 1 milion e 250 mijë lekë dhe 650 mijë personeli ndihmës, shoferët dhe pastrueset. Nuk e ka marrë asnjë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryetari i bashkisë i pret në zyrë

Tregtarët e tregut industrial në Berat në protestë


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin