MENU
klinika

Përmbyten disa rrugë

Durrësi ‘mbërthehet’ nga stuhia

21.05.2020 - 08:48

Qyteti bregdetar është përfshirë nga stuhia dhe reshje të dendura shiu gjatë natës. 

Raportohet se disa rrugë janë përmbytur si ajo e Kënetës, Shkozetit, lagjia 1, lagjia 16, lagjia 18 apo zona e stadiumit ‘Niko Dovana’.

Po ashtu edhe shëtitorja bregdetare ‘Taulantia’ është e pakalueshme prej shiut dhe ujit që tashmë ka vërshuar  në Durrës.