MENU
klinika

Identifikohet kush janë 3 rastet e reja

Durrësi ‘vatër e nxehtë’ e koronavirusit

24.05.2020 - 12:00

Tre raste të reja janë konfirmuar këtë të dielë në Durrës duke e çuar në 53 numrin e personave aktivë me koronavirus në këtë qytet.

Abc News zbulon se rastet e reja të konfirmuar në 24 orët e fundit në qytetin bregdetar janë raste kontakti, dy janë punonjës fasonerie dhe një rast tjetër është familjare e një punonjëse të infektuar.

Në Durrës deri më tani kanë humbur jetën 6 persona nga Covid 19, ndërsa në total në vendin tonë numri i viktimave është 32.

Ndërkohë numri i të prekurve në vendin tonë është 998 mes të cilëve 789 janë shëruar.