MENU
klinika

Rinis më 13 ose 20 qershor

Dy orare për ndeshjet e Serie A, pritet vetëm starti

25.05.2020 - 10:58

Rillimi i Serie A po afron. Liga, federata dhe qeveria italiane po punojnë që të mund të kthehen të sigurt pa tifozët në stadiume, në mënyrë që të përfundojë sezoni 2019-2020 në fushë. Nëse nuk do të ketë surpriza të papritura, skuadrat do të rikthehen në fushë në qershor, në gjysmën e dytë të këtij muaji.

Megjithë dekretin e fundit të qeverisë, që ndalon ngjarjet sportive deri më 14 qershor, ekziston ende mundësia e shmangies në mënyrë që të luhet më 13 të muajit tjetër. Këtë e ka pranuar edhe vetë ministri i sporteve, Vincenzo Spadafora, që ka përmendur 13 dhe 20 qershorin si dy datat më të mundshme. Vendimi përfundimtar do të merret më 28 maj.

Federata i ka dorëzuar protokollin Qeverisë për ndeshjet e kampionatit. Një dosje me të gjitha linjat udhëzuese të posaçme për të përcaktuar rinisjen e Serie A, B dhe C. Janë 124 ndeshje në total që kanë mbetur nga Serie A. Gjithsesi, një plan B është gati, sezoni do të përfundojë në fushë me play-off.

Një gjë është e sigurtë, ora 16:30, e programuar më parë për t’u luajtur, është hequr, kjo për shkak se në qershor dhe korrik temperaturat janë të larta. Ndeshjet do të luhen në orën 18:30 dhe 21:00. Gjithashtu, nuk do të ketë ndeshje para 72 orëve nga njëra-tjetra. Lega po shikon mundësinë edhe të ndeshjeve të Kupës. Nëse rinis më 13 qershor, me shumë mundësi edhe Kupa e Italisë do të përfundojë në fushën e lojës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Spanja e bën zyrtare, pritet Anglia e Italia

La Liga nis më 8 qershor, ja datat për të tjerët

Ulet karantina nëse del me Covid-19

Dy skenarët e mundshëm me play-off në Serie A