MENU
klinika

Ulet karantina nëse del me Covid-19

Dy skenarët e mundshëm me play-off në Serie A

22.05.2020 - 12:26

Idea e mbylljes së sezonit të Serie A me play-off po merr gjithnjë e më shumë formë në Itali. Shtyrja e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 14 qershor ka vënë me shpatulla për muri Federatën Italiane të Futbollit që ka nisur të mendojë zgjidhje alternative për të vendosur në fushë verdiktet e sezonit 2019-2020.

Rikthimi i futbollit në Itali pritet të bëhet me 20 qershor dhe nëse diçka e tillë ndodh, javët e mbetura do të luhen normalisht. Por, nëse Ministri Spadafora lajmëron që futbolli të nis pas kësaj date, raundi play-off do të ishte dhe zgjidhja ideale.

Dy janë skenarët e mundshëm në tryezën e Federatës, të cilat do i propozohen 20 skuadrave të Seria A dhe më pas, ajo që fiton shumicën do të dorëzohen në UEFA. Sipas asaj që kanë zbuluar mediat italiane, plani parësor është që të marrin pjesë të 20 skuadrat, të ndara në 3 grupe.

Grupi i parë do të luftojë për titullin kampion dhe do të jetë i përbërë nga 6 skuadra. Juventus dhe Lazio do e nisin garën nga raundi gjysmëfinal. Ndërkaq, për 2 vendet që të dërgojnë në Europa League do të luftojnë 8 skuadra, teksa për të shmangur rënien në lojë do të jenë ekipe si Torino, Sampdoria, Genoa, Lecce, Spal dhe Brescia.

Skenari i dytë fut në lojë shumë pak ekipe. 8 do të ishin skuadrat në grupin e parë, 4 në të dytin dhe 8 në të tretin. Sfidat brenda grupit do të bëheshin sipas klasifikimit aktual, me të parin e çdo grupi që do ndeshej me vendin e fundit të grupit, i dyti me të shtatin, i treti me të gjashtin dhe i katërti me të pestin.

Ndërkaq, Liga e futbollit ka arritur akordin për ndryshimin e protokollit mjekësor. Në rast se rezulton pozitiv një futbollist, i infektuari dhe skuadra do të qëndrojnë në karantinë për 7 ditë dhe jo dy javë sa është koha e përcaktuar në protokoll.