Të heqësh make-upin pas një dite të lodhshme me letra të lagura mund të duket një bekim, por në të vërtetë nuk është aspak e tillë. Në fakt është është e kundërta.
Letrat e lagura për të hequr tualetin mund të dëmtojnë lëkurën tuaj në 6 drejtime.
Ja cilat janë ato sipas BrightSide:
Ato thajnë lëkurën tuaj
Kjo sepse shumica e tyre përmbajnë alkool.
Mund të shkaktojnë reaksione alergjike
Përdorimi i letrave të lagura njihet se shkakton reaksione alergjike. Skuqja dhe pigmentimi janë më të zakonshmet.
Janë arsyeja për pore të bllokuara
Njerëzit përdorin letrat e lagura për të hequr qafe papastërtinë, vajin e tepërt etj, por nuk janë të vetëdijshëm që një mbetje mbetet gjithmonë pas. Kjo çon në pore të bllokuara.
Mund të shkaktojnë kancer
Lagështia tek letrat e lagura nuk është asgjë tjetër përveç kimikateve të cilat janë të dëmshme për lëkurën tuaj. Kimikate si parabenët kanë qenë të lidhura me shkaktimin e kancerit të gjirit.
Mund të shkaktojnë plakje të parakohshme
Fërkimi i fytyrës me letrat e lagura për të hequr grimin mund të shkaktojë plakje të parakohshme sipas studiuesve të ndryshëm.
Nuk e pastrojnë siç duhet fytyrën tuaj
Mënyra më e mirë për të hequr tualetin është padyshim duke e larë atë me ujë dhe larës të përshtatshëm për lëkurën tuaj. Letrat e lagura do të lënë papastërti të cilat më pas do të agravojnë në probleme të tjera.
Burimi: BrightSide