MENU
klinika

Zyrtarizohet më 26 maj

E vulos Conte, por kjo është data e startit së Serie A

22.05.2020 - 15:00

Italia po bën hapat e duhur drejt rikthimit të sportit, për sa i përket pesë kampionateve më të forta të futbollit në kontinentin europian. Prej javësh po zhvillohet një luftë e ashpër mes Federatës dhe qeverisë për të shkuar drejt rinisjes dhe kjo po nxjerr përfundimet e saj.

Mësohet se dita kur Serie A do të zbresë në fushë për të luajtur një ndeshje zyrtare është 20 qershori. Është arritur dakordësia totale dhe pritet vetëm zyrtarizimi në ditët e ardhshme nga ana e qeverisë së kryeministrit Conte. Rreth kësaj procedure finale mediet kanë mësuar se do të kryhet të mërkurën e ardhshme, ku kreu i shtetit do të zyrtarizojë 20 qershorin.

Ultimatumi i UEFA-s është që kampionati të mbyllet më datë 20 gusht dhe Kupa e Italisë ka afat deri në fund të atij muaji, pasi me nisjen e shtatorit, fillon sezoni i ri. Skuadrat italiane ndërkohë prej javësh kanë nisur stërvitjet për t’u përgatitur sa më mirë dhe shpejt për fazën e fundit të sezonit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ulet karantina nëse del me Covid-19

Dy skenarët e mundshëm me play-off në Serie A