Maskat janë bërë pjesë e pandarë e përditshmërisë së gjithkujt dhe aksidentalisht u kthyen në një trend.
Ndryshe nga trendet e tjera të modës, maskat lindën nga nevoja dhe kujdesi që duhet të tregojmë për njerëzit që na rrethojnë. Megjithatë, nuk është surprizuese që moda nuk e la këtë mundësi t’i shpëtonte.
Shumë marka të njohura kanë filluar të prodhojnë maska. Disa duke përdorur dizajnet më të përlqyera të momentit, si tie-dye; disa duke përdorur printet me lule, për t’i kombinuar me veshjet që prodhojnë; disa kanë zgjedhur që të ardhurat që vijnë nga shitja e masave t’i dhurojnë për bamirësi në kauza të ndryshme etj.
Ky trend ka marrë edhe aprovimin e figurave të njiohura të mods, siç është supermodelja Cindy Crawford, e cila në disa foto të postuara në Instagram shfaqet me një maskë të kombinuar me bluzën e saj – të dyja në print tie-dye.
“Distancim social, por bëje të duket në modë’, -shkruan ajo.
Me pak fjalë, meqë të duhet të mbash patjetër një maskë, pse të mos zgjedhësh një maskë që duket bukur dhe kombinohet me veshjen tënde – njësoj siç kombinoni aksesorët që mbani në përditshmëri.
E kujt do t’ia merrte mendja pak muaj më parë që kjo do të ishte tendenca e sezonit Prnaverë/Verë2020?! Me siguri, askujt!