MENU
klinika

Lajmi nga Anglia

Edhe Premier League ka datën e rifillimit të futbollit

28.05.2020 - 15:49

Më në fund, edhe Premier League ka datën e saj të rifillimit. Lajmi i bujshëm vjen nga prestigjozet “Telegraph” dhe BBC, që kanë zbuluar pak më parë se në mbledhjen që është zhvilluar ditën e sotme mes përfaqësuesve të klubeve të Premier League dhe Ligës angleze të futbollit, datën 17 qershor.

Programi parashikon dy ndeshjet e prapambetura të javës së 28-të: Aston Villa-Sheffield United dhe Manchester City-Arsenal. Në fundjavën më pas do të zhvillohet java e 29-të me objektivin për të mbyllur sezonin brenda 1-2 gushtit.

 

Në Premier League kanë mbetur edhe 10 javë, ndeshje kupe nuk ka, prandaj në krahasim me Serie A nuk ka ngjeshje ndeshjesh dhe pritet që gjithcka të përfundojë normalisht sipas afateve të UEFA-s.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN