MENU
klinika

Në pranga punonjësi i IKMT-së

Edhe pse pandemi, vijojnë ndërtimet pa leje në Ksamil

13.05.2020 - 07:52

Dy persona janë arrestuar pas operacionit të mbrëmshëm në Ksamil nga policia dhe IKMT për ndërtimet pa leje.

Nga 7 të shoqëruar mbrëmjen e djeshme, është prerë fletë arresti vetëm për 2 persona. Është arrestuar një qytetar nga Saranda dhe një punonjës i IMT Tiranë.

Qytetari nga Saranda dyshohet se i ka paguar 5 mijë euro punonjësit të IMT për kryerjen e një ndërtimi pa leje. Në orët në vijim pritet që policia të dalë me një deklaratë zyrtare.