01.05.2020 - 09:11
Në Elbasan duke se situata me koronavirusin është duke u përmirësuar.
Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, ISHP në Elbasan raporton se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka marrë asnjë tampon në persona të dyshuar.
Elbasani ka regjistruar 18 raste të personave të prekur me COVID-19, nga këta 15 janë shëruar dhe 3 vazhdojnë të jenë të sëmurë.
Në total në gjithë vendin deri tani janë konfirmuar 773 persona me koronavirus, ndërsa 31 kanë humbur jetën.