MENU
klinika

Zonë e gjelbër

Elbasani/ Rikthehen xhirot në parqe e bulevard

12.05.2020 - 10:28

Pas dy muajsh në izolim të plotë dhe të pjesshëm, qyteti i Elbasanit është shpallur zonë e gjelbër dhe tashmë qytetarët nuk kanë nevojë për autorizime për të dalë në rrugë.

Mbrëmja e së hënës ishte e para pas dy muajve ku bulevardi dhe parqet e qytetit janë rigjallëruar sërish nga fëmijët dhe prindërit e tyre, të etur për të shijuar xhiron e mbrëmjes.

Po ndërsa normaliteti duket sikur po rikthehet, bashkë me të është edhe rreziku i ripërhapjes së virusit dhe vetëm distancimi social e masat parandaluese mund të vazhdojnë ta mbajnë qytetin një zonë të gjelbër.