MENU
klinika

2-vjetori i vajzës

Emina Cunmulaj organizon festën e madhe

23.05.2020 - 19:22

Vajza e dytë e modeles së njohur Emina Cunmulaj mbush dy vite nga dita e ardhjes në jetë. Kjo ditëlindje nuk është festuar si vitin e parë, megjithatë modelja është kujdesur që e vogla e saj të ndihet njësoj e lumtur edhe këtë 2-vjetor.

Në llogarinë e Eminës në Instagram nuk kanë munguar si gjithmonë edhe video nga momentet e ëmbla të festës, e cila është realizuar në oborrin e shtëpisë. Modelja e ka mbushur oborrin me lojra për dy vajzat e saj, si dhe ka përgatitur gjithashtu një tortë ditëlindjeje, të bërë me duart e saja.

Familja është mbledhur dhe e kanë kaluar të gjithë ditën me njëri-tjetrin, pasi nuk kanë mundur të ftojnë persona të tjerë për shkak të pandemisë. Megjithatë, pamjet tregojnë se ishte një festë që me siguri do të mbahet mend gjatë në familjen e tyre.