MENU
klinika

Sërish...

Është koha që Merkel dhe Macron të marrin në dorë situatën!

18.05.2020 - 15:25

Ka pasur spekulime se “iniciativa politike” e Merkel dhe Macron e bën më të qartë mungesën e lidershipit të Von der Leyen.

BE është kritikuar që nuk ka vepruar kolektivisht në një kohë kur vendet kanë nevojë për mbështetjen e saj.

Macron dhe Merkel kanë njoftuar planet për një nismë të re franko-gjermane, e cila mendohet se përfshin shëndetin publik, rimëkëmbjen ekonomike dhe tranzicionin e gjelbër.

Në fillimin e krizës, Von der Leyen i kërkoi falje Italisë për dështimin për ta mbështetur atë kur ishte duke u prekur keq nga koronavirusi.

Presidentja e BE bëri një gabim kur refuzoi lidhjet korona, të cilat janë një mekanizëm financiar për të lehtësuar rimëkëmbjen ekonomike.

Një njoftim i një strategjie të BE për lehtësimin e masave të bllokimit në të gjithë Evropën u anulua shpejt pas një proteste nga vendet.

Reporteri i Brukselit, Jorge Valero, shkroi në Twitter: “Nisma  politike Merkel-Macron duke prezantuar idetë e tyre për planin e rimëkëmbjes së BE përpara Von der leyen do të thellojë vetëm ndjenjën se Komisionit i saj është sekretariat i Këshillit”.

“Nga ana tjetër, Macron-Merkel duhet të veprojnë”, tha ai.

Një ish-zyrtar i lartë evropian i tha Politico: “Fuqia kryesore e Von Der Leyen në këtë krizë ka qenë njohja e saj për Evropën, aftësitë shumëgjuhëshe dhe mjekësore. Por ajo është shumë e kujdesshme të mos anashkalojë kompetencat e BE-së dhe të mbetet në kornizën ligjore. Zhak Delors nuk hezitoi të ballafaqohej me Këshillin kur ishte e nevojshme, dhe [Mario] Draghi bëri të njëjtën gjë me ECB”.

Anëtari i Parlamentit Evropian Guy Verhofstadt akuzoi Von der Leyen se ishte shumë e ngadaltë në njoftimin e një plani të BE për trajtimin e pandemisë.

Ai tha: “Pyetja ime është: Çfarë pret Komisioni Evropian? Eshtë një moment historik për Komisionin Evropian.”

Përkthyer dhe përshtatur nga Express UK/ Konica.al

Netanyahu dëshmon në gjyqin ndaj tij për korrupsion

Një pikë e ulët në karrierën e udhëheqësit më jetëgjatë të Izraelit

Perëndimi ka bërë sërish një gabim fatal

Një tjetër shtet europian kërcënohet nga “skenari Trump”

Vetëm në dy javë, si rebelët morën kontrollin e Sirisë!

Çfarë pritet të ndodhë pas rrëzimit të Assad

Pazaret Putin-Trump, ja çfarë luhet në prapaskenë

Rënia e Assadit, një teori e re po qarkullon në Kremlin