MENU
klinika

Partnerë dhe rivalë

Evropa, “naive” me Kinën!

03.05.2020 - 13:07

Evropa ka qenë “pak naive” në marrëdhëniet e saj me Kinën, por qasja e saj po bëhet më realiste, tha shefi i punëve të jashtme të BE Josep Borrell.

Kina është po aq partnere ekonomik sa është një “rivale sistematik që kërkon të promovojë një model alternativ të qeverisjes”, tha Borrell për Le Journal du Dimanche të Francës në një intervistë të botuar të dielën.

Ai shtoi se për shkak se të dy Kina dhe BE promovojnë multilateralizmin, kjo i vë ata “në të njëjtën anë”. Por kjo nuk do të thotë se ata mendojnë njësoj për qeverisjen globale, veçanërisht në kohë krizash.

 

“Ne Evropianët mbështesim multilateralizmin efektiv me Kombet e Bashkuara në qendër,” tha përfaqësuesi i lartë për punët e jashtme. “Kina, nga ana tjetër, ka një multilateralizëm selektiv që bazohet në një kuptim tjetër të rendit ndërkombëtar.”

Borrell shtoi se kriza e koronavirusit ka përkeqësuar rivalitetin midis SHBA-së dhe Kinës, pasi të dy fuqitë fajësojnë njëra-tjetrën për përhapjen e pandemisë. Kështu ai kundërshtoi këndvështrimin e Presidentit Donald Trump për multilateralizmin. “Ai e sheh atë si një lojë me shumë zero ku Amerika do të humbtte gjithçka. Kjo është fallco,” tha ai.

Por Borrell tha se dyshonte tek pretendimi i Trump se virusi ishte krijuar në një laborator kinez, pretendim që është kundërshtuar nga shërbimet e inteligjencës së presidentit.

“Deklaratat e presidentit të Shteteve të Bashkuara duhen marrë me kujdes,” tha ai, duke shtuar se “disa ditë më parë, ai rekomandoi që të pimë dezinfektues për të luftuar koronavirusin”.

Përkthyer dhe përshtatur nga Politico/ Konica.al

“Fëmija i ëmbël, i kthyer në vrasës gjakftohtë!”

Profili kontradiktor i atentatorit të Trump

Presidenti francez e ka edhe një “as nën mëngë”

Franca ende në “udhëkryq”, Macron pranon dorëheqjen e Attal

Çfarë dihet sot për 70-vjetorin e saj

DW: Angela Merkel, figurë simbol për Europën!

Një takim i rëndësishëm do të mbahet në nëntor

Orban ia arrin qëllimit, Ukraina “shtrin dorën” për paqe