MENU
klinika

Pas pandemisë...

Evropa nuk e beson më Kinën dhe ka vetëm një arsye!

27.05.2020 - 15:19

Diplomacia e ‘ngacmimit’ të Kinës ka dëmtuar besueshmërinë e saj në sytë e evropianëve, ka thënë një analist për Euronews.

Noah Barkin, një anëtar prej vitesh në Fondin Gjerman Marshall, i tha Good Morning Europe, se Pekini kishte ushtruar presion ndaj kombeve evropiane për të bërë biznes me Huawein, një operator kinez i telefonisë celulare dhe të mbështeste veprimet e tij të fundit në Hong-Kong.

Barkin tha se si rezultat, shumë evropianë nuk mendonin njësoj si dikur për vendin.

Podcast: Transatlantic Relations and China with Noah Barkin ...

“Sondazhet sugjerojnë se imazhi evropian i Kinës është përkeqësuar në këtë krizë dhe një pjesë e kësaj është për shkak të mënyrës se si ka reaguar Kina,” tha ai.

Një sondazh i fundit i bërë nga Körber-Stiftung, një jofitimprurës me qendër në Hamburg, zbuloi se 36 përqind e gjermanëve tani e shikojnë Kinën më pak të favorshme që nga shpërthimi i koronavirusit. 25 përqind e gjermanëve thanë se mendimi i tyre ishte përmirësuar, ndërsa 32 përqind thanë se mendimi i tyre mbetet i pandryshuar.

Barkin tha se qëndrimi i Kinës ndaj Hong-Kongut po forcohet, tregohet nga njoftimi i Ligjit të Sigurisë Kombëtare në Kongresin Kombëtar Popullor në Pekin.

“Gjatë javës së kaluar, Kina ka treguar se nuk do të tërhiqet nga Hong-Kong”.

Zyrtarët kinezë deklaruan javën e kaluar se do të anashkalojnë Këshillin Legjislativ të Hong Kongut për të futur një ligj të ri të sigurisë kombëtare pas muajve të protestave për një traktat tani të rivendosur të ekstradimit.

Duke reflektuar për një raport të botuar vitin e kaluar, i cili e etiketoi Kinën si një konkurrent strategjik dhe një rival sistemik, Barkin gjithashtu tha që ne tashmë mund të shohim shtrëngimin e rregullave të FDI (investimeve të huaja direkte), për të ndaluar Kinën të blejë në mënyrë efektive kompanitë e BE-së.

Përkthyer dhe përshtatur nga Euronews.com/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

10 vitet e ardhshme të Evropës

Komisionari për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Varhelyi

“BE-ja nuk po bën garë me ndihmat për Ballkanin”