MENU
klinika

“Ashtu siç rrinë yjet përreth Hënës”

“Fanatics”: As pandemia nuk na ndal për Tironën

31.05.2020 - 09:49

Tirana është shumë pranë titullit kampion për herë të 25-të (për tifozët i 28-i). Vendimi për t’u luajtur pa tifozë dëmton ekipin bardheblu, që ka bërë një sezon shumë të mirë deri më tani.

Rekordin sa u përket tifozëve e arritën në derbin e fundit të fituar 5-1 nga bardheblutë, ku në “Air Albania” ishin mbi 19 mijë spektatorë. Tani “Tirona Fanatics”, ashtu si asnjë tifozëri tjetër në vendin tonë nuk do të jetë e mundur të mbështesin skuadrën e tyre ne stadium.

Në lidhje me këtë fakt një nga tifogrupet më të mëdhenj në vendin tonë kanë reaguar, duke i dhënë forcë ekipit të tyre për të shkuar në rrugën e duhur drejt titullit kampion.

Ata shkruajnë se nuk do të jenë prezent në shkallët e stadiumit, por pandemia nuk do i mbajë larg ekipit të tyre të zemrës. Në ç’mënyrë do e arrijnë këtë? Mbetet të presim e të shohim, por disa indicie i kemi. “Ashtu siç rrinë yjet përreth Hënës”, – shkruajnë ata.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tifozët reagojnë ndaj klubit

“Tirona Fanatics”: Nuk jemi qiraxhinj!