MENU
klinika

“Si veshje për Halloween”

Fanella e re e një ekipi të njohur tërbon tifozët

29.05.2020 - 17:00

Akoma nuk është veshur nga futbollistët në transfertë, por fanella e re e tretë e Arsenalit, nëse do të përdoret, me siguri do t’i habisë të gjithë. Pas publikimit të fotografive të uniformës së re në faqen Footy Headlines, në rrjetet sociale kanë shpërthyer polemikat.

Janë të shumta polemikat e tifozëve, që komentojnë: Në fanellë ka disa shenja që duken shumë si gjak. E krahasuar me një zombi, ose me një trup që sapo është sulmuar nga një ari, uniforma e re e Topçinjve ka marrë më shumë komente negative se pozitive.

konica sportkonica sport mobile

“Është një veshje për Halloween?”, ka shkruar dikush. “Ndoshta është për të trembur kundërshtarët dhe për të fituar në transfertë?”, ka komentuar dikush tjetër. Të tjerë janë treguar më pak të mëshirshëm: “Do të dukemi si zombi dhe zombit humbasin gjithmonë në fund”.