MENU
klinika

Patrice Evra tregon episodin

“Fëmijëri e vështirë, kam lypur në rrugë”

09.05.2020 - 18:59

Një nga mbrojtësit më të mirë të Europës në dy dekadat e fundit. Ish-mbrojtësi francez, Patrice Evra, ka zbuluar disa detaje nga fëmijëria e tij e vështirë, duke treguar se madje edhe ka lypur në rrugët e Parisit, por ai thekson se pikërisht kjo gjë e ka bërë të fortë.

Sot, në moshën 38 vjeçare, ai ka rrëfyer momentet e vështira në fundin e viteve ’80 dhe fillimin e viteve ‘90. Evra ka luajtur me ekipet më të mira të Europës, ku përmendim Juventus, Manchester United, West Ham, Marseille, Monaco, etj. Natyrisht edhe me kombëtaren francize, por u tërhoq në vitin 2016, pa qenë në gjendje të fitonte Botërorin 2018.

Evra shpjegon se ai ka qenë pjesë e një familjeje të madhe me shumë vëllezër dhe motra, prandaj dhe shpeshherë mbeste pa bukë si pasojë e mungesës së një pune të qëndrueshme të prindërve. Kjo e shtynte asokohe drejt një gjesti, që ishte lypja.

“Do të tregohem i sinqertë me ju. Kam kaluar një fëmijëri të vështirë, duke qenë se kam shumë motra e vëllezër. Nuk ishte e lehtë të jetoje në rrugë. Nganjëherë nuk arrija as të kisha ushqim. Nuk kam frikë të tregoj që kam lypur para përpara dyqaneve.

Ishte një periudhë e vështirë, por e lumtur. Isha gjithmonë i lumtur dhe ndihesha me fat. Nuk do të ndryshoja asgjë nga ajo periudhë, sepse ajo më bëri ky që jam,” – tregoi Evra për kanalin zyrtar të Manchester United.

Evra u aktivizua si profesionist për herë të parë në moshën 17 vjecare dhe luajti plot 18 vjet, mes Francës, Italisë dhe Anglisë, me 533 ndeshje në total për ekipe të ndryshme, duke fituar tituj kampionë, kupa dhe Champions League. Me kombëtaren franceze ai u aktivizua në 81 ndeshje, por nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN