MENU
klinika

Çështjet që kanë shkaktuar polemika

Fondi i rimëkëmbjes e ka përçarë BE-në

26.05.2020 - 14:01

Komisioni Evropian do të nxjerrë të mërkurën një propozim të ri për një buxhet afatgjatë të Bashkimit Evropian dhe një fond të rimëkëmbjes së koronavirusit për të ndihmuar ekonomitë.

Të dya masat janë të diskutueshme sepse ato sjellin transferime të pasurisë në të gjithë bllokun prej 27 shtetesh, dhe pikëpamjet ndryshojnë shumë se si duhet të ndodhë kjo.

Më poshtë janë pikat kryesore që Komisioni do të duhet të diskutoojë dhe mbi të cilat liderët e BE duhet të gjejnë një kompromis.

Masa

Pakoja e rimëkëmbjes do të jetë një miksim i granteve, kredive dhe garancive që së bashku shkojnë deri në 1-2 trilion euro gjatë viteve të ardhshme. Ka shumë të ngjarë që vetëm një pjesë e kësaj do të jenë para të gatshme.

Miksi

Një nga problemet mund të jenë shuma e parave vijnë në formën e granteve dhe sa në kredi. Franca dhe Gjermania duan 500 miliardë euro grante. Hollanda, Austria, Suedia dhe Danimarka nuk duan grante, vetëm hua. Komisioni do të propozojë një përzierje të të dyve, por është e paqartë në çfarë proporcioni.

Si do të përdoren

Paratë e rimëkëmbjes do të duhet të shpenzohen për ato që BE i sheh si përparësi afatgjata: objektivi për klimën deri në vitin 2050, dixhitalizimi i ekonomisë, investimi në kërkime dhe inovacion.

Nga do vijnë?

Komisioni do të marrë hua para në treg falë vlerësimit të tij të trefishtë, duke përdorur garancitë qeveritare për buxhetin e përbashkët afatgjatë të BE-së si siguri.

Kur do të përdoren?

Fondet do të përdoren kur ato do të nevojiten më së shumti, por për shkak të procesit të ndërlikuar ligjor të kërkuar nuk është e qartë nëse ndonjë do të disbursohet para vitit 2021.

Financimi Ii rimëkëmbjes

Huatë nga paketa e rikuperimit do të paguhen nga qeveritë që i marrin ato. Grantet nuk kanë nevojë të paguhen, por ka një vështirësi: BE do të duhet të huazojë paratë për grante, dhe disa dyshojnë nëse kjo është e ligjshme sepse ligji i BE-së ndalon buxhetin e BE-së të zhvillojë një deficit.

Një zgjidhje mund të jetë shpërndarja e të ardhurave në të ardhmen nga disa taksa të reja të caktuara në BE në buxhete pas vitit 2027 për të shlyer huazimin e Komisionit tani. Ky do të ishte një moment historik në integrimin e mëtutjeshëm në BE dhe një hap i madh drejt bashkimit fiskal, që është edhe arsyeja pse disa qeveri do ta kundërshtojnë atë.

Lidhja me buxhetin

Fondi i rimëkëmbjes do të lidhet me buxhetin e BE-së për 2021-2027, i cili funksionon në bazë të granteve dhe është vetë një çështje shumë përçarëse. Qeveritë dhe institucionet e BE-së janë në kundërshtim me madhësinë e përgjithshme të buxhetit, i cili është rreth 1 trilion euro gjatë shtatë viteve.

Përkthyer dhe përshtatur nga Reters/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Një lloj i ri bashkëpunimi global"

Bota pas virusit Korona me ekonomi ndryshe