MENU
klinika

Hapet drita jeshile

Formula 1 ka datën zyrtare të nisjes së sezonit

30.05.2020 - 18:43

Ishte përcaktuar data nga drejtuesit, por vetëm sot Formula 1 ka marrë “vulën” e nisjes së sezonit 2020, që duhej të kishte nisur më 5 mars në Australi, por Covid-19 anuloi gjithçka.

Bëhet fjalë për datën 5 korrik me Çmimin e Madh të Austrisë. Qeveria e këtij vendi ka dhënë lejen e organizimit të garës pa spektatorë në shkallët e tribunave të pistës. Ky sezon do të jetë i cunguar, pasi disa pista kanë lajmëruar anulimin e garave, më saktë, 10 të tilla.

Nga 22 gara, duhet të paktën 16 të tilla që sezoni të quhet i rregullt, kështu që në disa pista do të bëhen nga 2 gara, duke filluar që me Austrinë, teksa më 12 korrik do të garohet sërish. Pastaj do të jetë radha e Silverstone në Angli, por që ende nuk ka marrë “bekimin”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pagesat e skuderive për regjistrim

Kalendari i ri i Formula 1, në 3 pista nga 2 gara