MENU
klinika

Ferrari del kundër

Formula 1 ul tavanin e shpenzimeve për skuderitë

22.05.2020 - 16:02

Kriza ekonomike duket se ka goditur fort Formula 1 dhe pjesëtarët e saj. 10 skuderitë që ishin parashikuar të merrnin pjesë në Botërorin e vitit 2020 kanë deklaruar humbje në muajit e fundit. Kompania franceze Renault po përgatitet të shkurtojë stafin, ndërsa Williams është gati të heqë përfundimisht nga garat më të bukura të automobilizmit.

Kjo ka detyruar FIA-n që të mendojë zgjedhje alternative për të ruajtur ekuilibrat dhe mbarëvajtjen e garës. Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit po përpiqet të vendos një tavan për buxhetin e shpenzimeve për sezonet e ardhshme, natyrisht me tendencë uljen e saj.

Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, buxheti për skuderitë që dëshirojnë të garojnë në Formula 1 duhet të jetë jo më shumë se 145 milionë dollarë, duke zbritur në 140 milionë dollarë në 2022 dhe 135 milionë dollarë nga 2023 deri në 2026. Kjo pritet të sjell një barazpeshë mes skuderive, por nuk është mirëpritur kaq shumë nga Ferrari.

Skuderia italiane pretendon se kjo do ta penalizonte në garën për titullin kampion dhe do të ishte gati të shpenzonte shuma stratosferike vetëm e vetëm për t’u rikthyer në majën e Formula 1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në program 2 gara në Silverstone

Formula 1, peng i Britanisë së Madhe

Pagesat e skuderive për regjistrim

Kalendari i ri i Formula 1, në 3 pista nga 2 gara