Franca por surprizon me sezonin e ri futbollistik. Ishte një ndër vendet e pakta në Europë që mbylli kampionatin dhe shpalli verdiktet në tavolinë. Një vendim që u kritikua shumë nga klubet franceze dhe nga vetë UEFA, pasi gropa ekonomike do të ishte e madhe, ndërsa kampionatet e tjera po rikthehen.
Federata Franceze e Futbollit dhe Ligue 1 kanë lajmëruar datën e rillimit të sezonit të ri. Edicioni futbollistik 2020-21 do të rinisë më datë 22 gusht. Kategoria e dytë e futbollit francez do të rinisë më 23 gusht.
Një vendim i tillë është aspak i arsyeshëm dhe shumë i çuditshëm, pasi klubet duhet të rikthehen në stërvitje që në korrik. Francezët, nisur dhe nga logjika e Ligue 1, mund të mbyllnin sezonin e rregullt nëse duan të rikthehen në stërvitje në korrik dhe të nisin kampionatin e ri në gusht.