MENU
klinika

Partizani luan me drita

FSHF zyrtarizon oraret e Superiores për dy javë

30.05.2020 - 17:09

Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë “vulosi” datën për rifillimin e Kategorisë Superiore dhe më 3 qershor ekipet do të përplasen për javën e 27-të.

Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit ditë më parë pati publikuar oraret e ndeshjeve, por akoma nuk ishte zyrtarizuar gjithçka. Tani që rinisja është një fakt i kryer janë publikuar edhe oraret zyrtare të ndeshjeve të dy javëve të ardhshme.

Ashtu siç ishte parashikuar, Partizani do të luajë me drita ndeshjen e javës së 27-të ndaj Skënderbeut. Më datë 3 qershor të gjitha përballjet do të luhen në të njëjtin orar. Siç njofton “Super Sport”, platforma zyrtare transmetuese e ndeshjeve të Superiores, të gjitha sfidat e javës së 27-të do të luhen në orën 17:00.

Në javën e 28-të ndryshimin e bën sfida Partizani-Kukësi, që do luhet në orën 20:00. Katër ndeshjet e tjera nisin në orën 17:00. Mendohet që në javët në vazhdim orari të shkojë në 17:30.

Java 27

Bylis – Tirana 17:00

Flamurtari – Vllaznia 17:00

Kukësi – Luftëtari 17:00

Laçi – Teuta 17:00

Partizani – Skënderbeu 20:00

Java e 28

Laçi – Vllaznia 17:00

Luftëtari – Tirana 17:00

Flamurtari – Skënderbeu 17:00

Bylis – Teuta 17:00

Partizani-Kukësi 20:00

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN