MENU
klinika

Zbulimi shokues

Fusha magnetike e Tokës po dobësohet

22.05.2020 - 15:55

Shkencëtarët kanë bërë një zbulim shokues- fusha magnetike e Tokës po dobësohet.

Fusha magnetike është vitale për jetën në planetin tonë, pasi na mbron prej rrezeve kozmike dhe copëzave me ngarkesë që emeton Dielli.

Një zonë e madhe ku instensiteti magnetik është dobësuar është parë mes Afrikës dhe Amerikës së Jugut. E quajtur ‘Anomalia e Atlantikut Jugor’, ajo ka krijuar një qendër intensiteti në minimum në vetëm 5 vite.

Kërkuesit spekulojnë se ky dobësim është një shenjë se Toka po shkon drejt një ndërrimi të poleve, pra dy polet do të ndërrojnë vendin me njëri-tjetrin. Hera e fundit që ndodhi kjo ishte 780,000 vite më parë.

Anomalia po shkatërron satelitët dhe objekte të tjera në hapësirë, për shkak të keqfunksionimeve që po përjetojnë.