MENU
klinika

U luajtën 10 ndeshje miqësore

Futbolli shqiptar rinis pa “bekimin” e Qeverisë

28.05.2020 - 10:44

Rifillon futbolli shqiptar. Janë zhvilluar 10 ndeshje miqësore, ku protagonistë ishin ekipe të Superiores dhe Kategorisë së Parë. Me leje apo jo, skuadrat janë ndeshur mes tyre dhe kjo tregon qartë se rinisjen e aktivitetit futbollistik në vend, duke mos pritur vendimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.

Kështu, Partizani ka kënaqur stafin teknik, teksa triumfoi me rezultatin 8-1 nga Turbinës. Miqësorja mes Luftëtarit dhe Këlcyrës ka zgjatur vetëm 24 minuta dhe është mbyllur 0-0, për shkak të ndërhyrjeve të rënda nga lojtarët e Këlcyrës. Teuta ka mposhtur me rezultatin 4-0 Erzenin, duke treguar një formë shumë të mirë.

Tirana ka mposhtur Vorën 3-2, në një ndeshje të bukur nga të dyja ekipet. Flamurtari ka zhgënjyer përsëri, teksa është mundur me rezultatin 1-0 nga Oriku. Skënderbeu fitoi me Dinamon 4-1, Kukësi i shënoi 3 gola Sopotit të Librazhdit, ndërsa Laçi u mposht nga Besëlidhja me rezultatin 1-0. Miqësore kanë zhvilluar edhe Apolonia me Egnatian, e përfunduar 1-2 dhe Tërbuni-Korabi 3-4.

Superliga, sipas planit do të rinisë më 3 qershor, ndërsa Kategoria e Parë dhe e Dytë më 7 qershor. Edhe Kryeministri Rama në fjalën e tij të fundit vuri theksin që aktivitetet sportive do të rinisin javën tjetër, por pa tifozë, kështu tashmë pritet vetëm shkresa më vulë zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë që skuadrat të nisin ndeshjet zyrtare sipas kalendarit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN