MENU
klinika

Çun Lajçi

Gjamë teatri…

17.05.2020 - 13:45

Aty ishte
Me pluhnin e viteve
Edhe me djersën time pak
I kalbun e mbahej t’mos rrëzohej

Parakalonim si t’mos ishte
Flisnim për aktor-yje role vite
E rrallë hynim n’sallën e mykun

I s’tërvjetër për artin e ri
Thoshin gjeneratat

Ne s’donim ta rrëzonin
S’treteshin gjurmët e Naimit
Ndrekës Gimit Pitarkës…

E kalbej tue pritë artistë

Por seç u çua lugati e nuk pyeti
Me kangën e gjelave mori turr
Dhe e theu “Piatën e drujt”

Tash s’pushon ma gjama

Dardani, 17.05.2020