MENU
klinika

Mesfushori i Kombëtares

Gjasula, një hap larg rekordit në Bundesligë

28.05.2020 - 11:37

Klaus Gjasula është pranë një rekordi në Bundesligë, edhe pse nuk është negativ. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka barazuar legjendën e futbollit gjerman, Stefan Efenberg, duke marrë kartonin e 15-të të verdhë në këtë kampionat.

Kjo ndodhi në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes ndaj Augsburg, që u mbyll me shifrat 0-0 dhe që mban ekipin e Gjasulës, Paderborn, në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit. Ishte ndeshja e 25-të për Gjasulën në këtë sezon dhe 15 kartonët e verdhë ka bërë shumë bujë në Gjermani.

Ai është vetëm një karton të verdhë larg rekordit të vendosur në vitin 1999 nga Tomas Hajto. Pas ndeshjes Gjasula është intervistuar nga “Sky” dhe ka pohuar se gjithçka është në rregull, ndërkohë në lidhje direkte ka ndërhyrë vetë Hajto nga Polonia, duke u lutur që Gjasula të thyejë rekordin e tij, kështu do të qëndronte në paqe, pasi ky rekord negativ e ka përndjekur prej kohësh.

Mbeten edhe 6 javë deri në fund të Bundesligës dhe vështirë që Klas Gjasula të mos marrë karton të verdhë në 540 minuta lojë. Urojmë që jo. Sa i përket skuadrës, Paderborn duket se do të rikthehet në Bundesligën 2, pasi është 8 pikë skuadrës së fundit që ka shanse për mbijetesë dhe është shumë e vështirë të rikuperohen në kaq javë të mbetura, kur edhe kalendari është në disfavor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqiptari në historinë e Bundesliga

Rekordi negativ i Gjasulës, 10 kartonë në 18 ndeshje

Legjionarëve që u mbaron kontrata

Një skuadër kuqezi në “ajër” pas qershorit