26.05.2020 - 09:07
Një person është gjetur i vdekur në lagjen nr. 4 të Sarandës. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, zjarrfikësja dhe ambulance.
Nga informacionet e para flitet për një person të vetëvrarë, ndërsa informacione jo zyrtare bëjnë me dije se vetëvrasja ka ndodhur pas një ngjarjeje tjetër brenda familjes.
Ndërkohë, pritet që policia të zbardhë detaje mbi ngjarjen e rëndë.
Viktima bëhet me dije të jetë 50-vjeçari Lavdosh Beshiku, baba i katër fëmijëve.
50-vjeçari nga Tepelena e ka kryer aktin e rëndë të vetësakrifikimit në ballkonin e shtëpisë. Ndërkohë, nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje.