Një tjetër reagim ka ardhur nga Gjerali dhe njëkohësisht Keshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD, Piro Ahmetaj.
Nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në Facebook, Gjeneral Ahmetaj thekson se “shkelësit e kushtetutës, ligjeve, abuzuesit me pronat e FA, korrupsionit prapagandistik, kamikazët, delirantët, militantët, cinikt dhe sekserët e ologarkëve që e kanë “pushtuar” MM në 7 vjet, shumë herët do përballen me institucionet e ringritura të drejtësisë.”
Per me shume detaje lexoni statusin e plote te Gjeneralit Piro Ahmetaj.
Më poshtë statusi i plotë i Gjenerlit Piro Ahmetaj:
Gjeneral ® Piro Ahmetaj:
“Respekt për oponencën, neveri ndaj minjëve të kazanit të pusht-etit”
Faqja personale në FB: “Të dashur kolegë/miq,
- Paraprakisht, më duhet të falenderoj 10-ra gazeta dhe portale për publikimin e opinionit:
“Propozimet për Gjeneralë në shkelje të Kushtetutës dhe denigrim të integritetit të ushtarakëve”!
Po ashtu, përshëndes disa mijëra kolegë/miqe brenda dhe jashtë vendit, për konsideratat inkurajuese si dhe rezervat racionale që më kanë adresuar jo vetëm në këtë rast, por edhe përgjatë 15 viteve të fundit.
- 2. Konsideratat e medias si dhe qytetarëve i çmoj si vemendje ndaj çështjeve të Sigurisë Kombëtare dhe më posaçërisht, si mbështetje për kontributet dhe sakrificat e komunitetit të: “ushtarakëve, policëve, inteligjencës, mjekësisë, emergencave, etj”.
Edhe nga kjo përgjegjësi politike, garantoj se shkelësit e kushtetutës, ligjeve, abuzuesit me pronat e FA, korrupsionit prapagandistik, kamikazët, delirantët, militantët, cinikt dhe sekserët e ologarkëve që e kanë “pushtuar” MM në 7 vjet, shumë herët do përballen me institucionet e ringritura të drejtësisë.
- 3. Vetëm disa prej 100-ra opinioneve i kam ndarë në faqen personale FB. Por mbasi jam informuar se, një ushtri “minjësh të uritur për diarenë e mbetur në kazanin e pusht-etit”; pa i lexuar fare përmbajtjen, referencat e shkeljeve kushtetuese, ligjore, standarteve të NATOs, etj, i kanë “ndërsyer me shpifje dhe fyerje”, ndaj integritetit të gradës së lartë ushtarake ushtarake dhe funksioneve shtetërore që kam ushtruar; për angazhimin në politikë mbas daljes në rezervë, specifikisht për këtë opinion, por dhe jo vetëm.
- Sigurisht nuk i`a vlen të harxhosh as 1 sekondë kohë me këtë “sekt-Konesh pa emër”, por, në respekt të kolegëve, dashamirësve dhe opinionit publik, më duhet të ri-përsërisë disa sqarime:
Së pari: Për tu përballur me shpifjen bastarde të Komisionit (rrezikut) të Sigurisë Kombëtare, si dhe MM, ndaj një akuze që: “de-legjitimonte ushtrimin efunksionit të këshilltarit; që denigronte integritetin e gradës së lartë ushtarake (gjeneral),si dhe cënonte Institucionin e Presidentit”, në Shtator 2015: “dhashë dorëheqjen nga funksioni; bëra menjëherë padi në gjykatë dhe dola përkohësisht në rezervë nga uniforma”. Mbas kërkesës që i adresova Presidentit, Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit (dijeni Ambasadorit të USA dhe në media), u zhvillua një proces korrekt investigimi nga institucionet përgjegjëse. Përgjigjigja, ku sigurisht është ri-konfirmuar pastërtia e figurës sime ndaj shpifjes (akuzës) është e administruar në Institucionin e Presidentit si dhe në gjykatën e lartë.
Më tej, me 6 vendime (6 me 0) në 3 shkallët e gjykatave, u hodhën poshtë akuza dhe pretendimet e K(rr)SK dhe Ministrise së Mbrojtjes. Si e tillë, u ri-emerova si këshilltarit ushtarak, funksion që e ushtrova me 2 Presidentë për pothuaj 6 vjet. “Duke e ri-konfirmuar sa më sipër, është zyrtarisht dhe lehtësisht e çerifikuar për cilindo të interesuar, dëshiruar, merzitur, apo edhe për “sekserët e stërvitur” për t’u vetë përdhosur nga oligarkët e pushtetit”.
Së dyti: kështu, përtej krenarisë për kontributet dhe integritetin përgjatë 36 vjetëve nën uniformën ushtarake, “normalisht” kam qënë i shoqëruar edhe nga zhgënjimmet, mosmirënjohësit, cinikët, shpifësit-pervers, POR, gjithmonë jam udhëhequr nga parimi i përbotshëm: “nëse merresh me qentë dhe konet që të lehin rrugëve, humbet destinacionin” dhe besoj prandaj kam arritur deri këtu …!
Në përmbyllje, respekti ndaj mendimit ndryshe por dhe neveria ndaj “minjëve të tepsisë së pusht-etit”, më bëjnë edhe më të përgjegjshëm dhe vendosur për të kontribuar më fortë, për të “rikthyer në shina demokratike sistemin e sigurisë kombëtare”; modernizimin “jo me autoblinda, lëndë lotësjellëse dhe mjete dhune për të mbajtur me forcë pusht-etin”, POR për të zhvilluar kapacitete për sigurinë e jetës, shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve; mbrojtjen e stabilitetit demokratik dhe interesave kombëtare, si dhe mjekimin e meritokracisë, kohezionit, respektit reciprok dhe besimit në zinxhirin e drejtimit të FA.
Nëse jeni i/e interesuar për opinionin e zgjeruar mundet të klikoni https://konica.al/2020/05/propozimet-per-gjenerale-ne-shkelje-te-kushtetutes-dhe-denigrim-te-integritetit-te-ushtarakeve.
Ju faleminderit ” !
*Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD.