Rritja e vlerave në tregun futbollistik ka shkaktuar pakënaqësi në kampionatin gjerman të futbollit. Transfermi i Neymar Jr te PSG për shifrën e 222 mln euro nga Barcelona, ka ngritur alarmin në Federatën Gjermane të Futbollit, që i trembet së tepërmi rënies së vlerës së saj në krahasim me kampionatet e tjera.
Një ndër ligat që ka ngritur zërin është ajo gjermane, që përmes kreut të Federatës, Fritz Keller, do i kërkojë UEFA-s që të rishikojë rregullat e transferimit në futbollin botëror.
“Pagat dhe vlerat e lojtarëve në treg janë të larta dhe kjo krijon disnivel mes kampionateve. Për këtë do i dërgoj UEFA-s një letër ku do i kërkoj vendosjen e një tavani vlerash në futboll”- tha Keller për mediat gjermane.
Ide që ka marrë simpatinë edhe të gjigantit gjerman, Bayern Munich. Edhe pse është një ndër klubet më të pasura në rruzull, kampionët në fuqi të Bundesligës i tremben faktit që do të mbetet e vetme në kompeticionet Europiane.
Kjo shihet nga administrator i bavarezëve, Karl-Heinz Rummenigge si një hipotezë që futbolli të jetë i kontrolluar nga rregulloret e UEFA-s, pasi në të kundërt paratë e sheikëve arab do të largonin akoma dhe më shumë futbollin nga origjina.