Ditën e sotme në Greqi ka ndërruar jetë një e moshuar, 73-vjeçare duke e çuar numrin e viktimave në shtetin fqinj në 158.
Mediet vendase shkruajnë se viktima e sotme është një grua, që ishte shtruar në spital në NIMTS dhe ishte infektuar në klinikën “Taxiarchai”. E moshuara kishte sëmundje të mëparshme dhe prej disa ditësh ishte duke luftuar për jetë në Kujdesin Intensiv.
Kjo eshte viktima e 12 qe pas rihapjes se Greqise, e cila u fut ne krantine pas shperthimit te panedmise ne mars.
Ndërsa ditën e djeshme zv.ministri i Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras njoftoi se numri i rasteve të infeksionit ishte rritur me 10, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 2.770.
Nga rastet, 55.3% janë burra dhe 610 kanë të bëjnë me udhëtime jashtë vendit dhe 1.409 për një rast të njohur tashmë. Sipas Tsiodras, 24 pacientë janë duke u trajtuar në ICU me intubacion, ndërsa 90 janë liruar nga njësia e kujdesit intensiv.
Nga të vdekurit, 42 janë gra dhe pjesa tjetër janë burra, ndërsa mosha mesatare e tyre është 75 vjeç. 93.6% kishin një sëmundje themelore ose ishin mbi 70 vjeç.
Deri më tani, në Greqi janë marrë 116.233 mostra klinike.
Mosha mesatare e personave të intubuar është 71 vjeç, ndërsa 96% kanë sëmundje të mëparshme ose janë mbi 70 vjeç. 10 prej tyre janë gra dhe pjesa tjetër janë burra.