MENU
klinika

Nuk ka më pengesa!

Greqia do të hapë kufirin me Shqipërinë për…

11.05.2020 - 13:05

Vendet e Ballkanit po koordinohen për të hapur kufijtë rajonale me qëllim udhëtimet në sezonin e verës. Për Greqinë kontributin më të madh për turizmin këtë verë do ta japin vendet e Ballkanit.

Turistët shqiptarë, maqedonas dhe serbë konsiderohen të parët, të cilët do të pushojnë në brigjet greke, pasi nuk nevojitet të udhëtojnë me avion.

E gjithë kjo, sigurisht, presupozon që kufijtë do të hapen së shpejti shoqëruar me një plan për mbrojtjen e shëndetit.

Qeveria greke po punon për hapjen e vendkalimeve kufitare në fund të majit. Zëvendës ministri i Brendshëm, Theodoros Karaoglou, i ka propozuar me shkrim qeverisë hapjen e menjëhershme, si fazë të parë të katër pikave të kalimit kufitar, përkatësisht: pikën e Kapshticës, një pikë kalimi me Turqinë, një me Maqedoninë e Veriut, si dhe me Serbinë, duke vendosur në dispozicion 24 orë inspektimet shëndetësore.

Sipas qeverisë greke përpos turistëve vendas, këtë verë do pushojnë si fillim ata nga vendet fqinje, dhe më pas vendet me distanca të mesme dhe ato me distanca të gjata.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi