Federata greke e basketbollit përfundimisht mbylli kampionatin kombëtar të ndërprerë në mars nga koronavirusin, duke i dhënë titullin Panathinaikos, që në kohën e pezullimit, ishte në krye të renditjes me dy pikë përpara AEK dhe pesë mbi Perister.
Titulli i 38-të në historinë e klubit të Panathinaikos, i katërti me radhazi. Një skuadër që konkurron denjësisht edhe në Euroleague, së bashku me skuadrat e tjera greke, si AEK, Olimpiakos apo PAOK. Tashmë e gjithë vëmendja në Greqi është te rikthimi i futbollit, por ende nuk ka një datë përfundimtare për rifillimin.
Por e kundërta ndodh në Gjermani, që pas rifillimit të Bundesligës 1 dhe 2, edhe basketbolli do të rinisë shumë shpejt. Më saktë më 6 qershor do të zhvillohen dy ndeshjet e para, teksa janë zgjedhur 2 orare, 16:30 dhe 20:30.
Ndryshe nga futbolli, sezoni do të përfundojë me play-off dhe skuadrat e ndara në 2 grupe, në atë A bën pjesë ekipi i vendit të parë, të katërt, të pestë, të tetë dhe të nëtë, ndërsa në grupin B janë skuadrat që janë renditur në vendet e tjera.
Sipas një kalendari të përcaktuar nga federata e basketbollit gjerman, në fund do të kemi dy ndeshje finale për të caktuar fituesin, që do të shpallet më 28 qershor. Pra, gjithçka do të përfundojë brenda 22 ditësh, natyrisht me një protokoll enkas dhe ndeshje pa spektatorë. Gjermania është shembulli edhe i sporteve në ambiente të mbyllura.