MENU
klinika

Emrat

Grupit Demokrat i shtohen 3 deputetë, vijon “sherri” për kryetarin

26.05.2020 - 09:43

Grupit Parlamentar Demokrat në Kuvendin e Shqipërisë, të drejtuar nga nënkryetari i Kuvendit Myslim Murrizi i janë bashkuar edhe 3 deputetë të tjerë.

Sipas burimeve, deputetët që i shtohen këtij grupi janë Artur Roshi, Kujtim Gjuzi dhe Besnik Troplini, ndërkohë që numri total i këtij grupi shkon në 12.

Më herët grupi drejtohej nga deputetja, Rudina Hajdari e cila u shkarkua dhe në vend të saj u zgjodh Murrizi ndërsa emrat e anëtarëve të mëparshëm janë: Alban Zeneli, Arben Elezi, Fatjona Dhimitri, Halil Jakimi, Arlind Çaçani, Korab Lita, Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi.

Ndërkohë të njëjtat burime konfirmojnë se Murrizi nuk është zyrtarisht kryetar i këtij grupi, teksa ky i fundit drejtohet nga të dy (bashkë me Hajdarin).

Flitet se kjo e fundit është propozuar prej deputetëve të caktohet në pozicionin e nëkryetares.