MENU
klinika

"1 maji na gjen pa funksionim ekonomik"

Haradinaj: Nevojitet qeveri e re për rimëkëmbje

01.05.2020 - 12:14

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka uruar të gjithë punëtorët e vendit për 1 majin, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Haradinaj ka thënë se kjo ditë Kosovën e gjen në një kohë kur pjesa më e madhe e ekonomisë ka pushuar, duke thënë se rimëkëmbja është jetike për Kosovën pas kalimit të pandemisë COVID-19 me një qeveri me kapacitete të plota.

Postimi i plotë:

Dita Ndërkombëtare e Punës, na gjen në betejë me Covid-19, kur pjesa më e madhe e ekonomisë sonë ka pushuar. Të vetëdijshëm se do të na duhet kohë për rimëkëmbje, është jetike që Kosova në këtë periudhë ta ketë një Qeveri, e cila mund të punojë me kapacitete të plota, që shteti të ndërmarrë hapa të guximshëm dhe masa të infuzionit për ekonominë tonë, por edhe për t’u bërë krah i atyre që kanë humbur punën, si pasojë e pandemisë. Qëllimi ynë duhet të jetë mirëqenia e punëtorëve dhe konsolidimi i tyre financiar, por edhe fokusi tek të papunët dhe kategoritë sociale. Askush nuk do të braktiset dhe së bashku do t’ia dalim. Mbarë punonjësve të vendit, urime 1 Maji!.