MENU
klinika

"Jeruzalemi i Ballkanit"

Hebrenjtë në Selanik, projekt për rizbulimin e historisë

29.05.2020 - 12:11

       Deri para Luftës II Botërore, kur nazistët vranë rreth 97 për qind të hebrenjve që jetonin aty, Selaniku njihej si “Jeruzalemi i Ballkanit”. Një projekt po rizbulon tani historinë e tyre.

Përpara se Wehrmachti gjerman ta pushtonte Greqinë, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe t’i zhvendoste hebrenjtë në kampe përqendrimi, Selaniku njihej si “Jeruzalemi i Ballkanit”.

Historia hebreje e Selanikut është më shumë se 2,000-vjeçare. Në fund të shekullit XV, aty erdhën dhe u vendosën gjithashtu edhe hebrenjtë sefardë, të cilët i dëbuan nga Spanja mbretëresha dhe mbreti katolik, Isabel dhe Ferdinand. Sefardët luajtën një rol të madh në formësimin e jetës në Selanik dhe e bënë atë “Madre de Israel” – nëna e Izraelit. Gjysma e popullsisë së Selanikut ishte hebreje dhe qe e përfaqësuar në të gjitha klasat e shoqërisë.

Nazistët vranë rreth 97 për qind të 50,000 ose më shumë hebrenjve që jetonin në Selanik në vitet 1940. Por, ata u lanë në harresë për shumë vite. “Ne nuk kemi mësuar pothuajse asgjë, në shkollë, për popullsinë hebraike të qytetit”, – shpjegon Alexia, gazetare nga Selaniku. Ajo thotë se, ka pyetur shumë njerëz në Selanik, se çfarë dinë për historinë hebraike të qytetir dhe rezulton se jo shumë.

Edhe Floriani, që punon si korrespondet për DW në Greqi, nuk ka mësuar shumë në shkollë, për pushtimin e Greqisë nga Gjermania naziste, por di që gjyshi ka qenë ushtar atje. Dhe atë e mundon pyetja, nëse edhe gjyshi i tij ka vrarë hebrenj në Selanik.

Fëmijët hebrenj të Selanikut

Para Luftës së Dytë Botërore në Selanik ndiqnin shkollat rreth 7,500 fëmijë hebrenj. Pakkush i mbijetoi Holokaustit. Emrat e tyre nuk janë përmendur kurrë, megjithëse dosjet e tyre mbaheshin në kuti të mbyllura në bodrumet e shkollave.

Tashmë, dy historianë të rinj nga Selaniku, kanë hapur këto dokumente dhe nxorën në dritë emrat e 1,450 nxënësve hebrenj. Christos Chatziioannou dhe Aggeliki Gavriiloglou, zhvilluan në bashkëpunim me Muzeun Hebre, Institutin për Studime Hebraike në Universitetin Aristotel dhe Arkivat e Komunitetit Hebre, projektin “Mapping the Memory”. Programuesi Christos Panourgias, ka programuar për këtë projekt, një hartë interaktive, përmes të cilës, mund të gjurmohet saktësisht, se ku kanë jetuar fëmijët hebrenj para se të zhvendoseshin./DW

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Golgotha Shqiptare”, Si u gjet libri i holokaustit?

‘Serbët vranë 500 000 shqiptarë’


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit