MENU
klinika

"U s'e jap Kollokotronë"

Heronjtë shqiptarë të “Greqisë” në folklorin e jugut

21.05.2020 - 11:14

        Historia e Shqipërisë së lashtë, vjen gjithmonë krahas asaj të fqinjëve. Shumë këngë të Shqipërisë së jugut, që i këndojnë trimërisë së heronjve që vunë themelet e shteteve të sotme. 

Kënga e parë, sjell miqësinë e ngushtë të dy kapedanëve arvanitas, njëri mysliman dhe tjetri i krishterë. Për më tepër, të dy luftonin për një kauzë: krijimi i një shteti të madh, ku të përfshinte edhe greqinë e sotme edhe shqipërinë. Të tillë ide e gjejmë të promovuar edhe në manifested e Arvanitëve. Të cilët kërkoni një shtet të përbashkët dhe një “Arvaniti të madhe” siç e quanin ata.

Ali Farmaku, pasardhës i arbëreshëve që i gjejmë në More dhe vise të tjera greke, prej shek. 13-14, ishte nga arbëreshët e Lalës së Elidës, të islamizuar në shk. 17.

Musai, ishte prej arbëreshëve të Bardhunjës (Bardhinës së Lakonisë), të islamizuar. Si gjithë të tjerët, edhe këta vazhduan të mbanin miqësitë me arbëreshët e krishterë dhe me “grekët”, dhe luftuan kundër pushtuesve turq. Një nga format që përdorej për të mbajtur miqësitë brez pas brezi, ishte edhe riti i “vëllamërisë”. Ali FArmaku, vëllamë me kryengritësin e krishterë Kollokotronin, si kundërshtar i pushtimit otoman, rrethohet në pranverën e vitit 1803, në fortesën e Manastiraqit, prej forcave të veliut, Veli Pashës. Në ndihmë i shkon Musa beu i Bardhunjës. Qëndresa e Ali Farmakut dhe e Musait është e fortë. Mirëpo forcat dhe mjetet e armikut janë të shumta. Në këto kushte, Ali Farmaku i kërkon ndihmë vëllamit të tij Kollokotronit. Edhe ky, nëpërmjet një shtegu të fshehtë, futet në fortesë për të luftuar bashkë me Ali Farmakun. Veli pasha, kur mori vesh që ndodhej brenda fortesës edhe Kollokotroni, i kërkon Ali Farmakut të dorëzojë mikun dhe do ta falte. Ali Farmaku me shokët e tij arbëreshë, nuk pranoi. Pas 64 ditësh luftë, të rrethuarit shpëtuan nga rrethimi dhe u hodhën në Zakint. Ali Farmaku dhe Kollokotroni, luftonin për një shtet greko-shqiptar demokratik. Ali Farmaku vdiq më 1812, po lufta e përbashkët e arbëreshëve dhe e të ashtuquajturve grekë kundër pushtuesit turk, vazhdoi.

Studiuesi i mirënjohur arvanit Aristidh Kola, për këta dy personazhe ka shkruar: ” …bindjet e ndryshme fetare, nuk e ndalonin fare këtë kompaktësi të farës dhe gjithashtu, e cilësonin si një çështje të dorës së dytë.

Dhe vëllazëritë (vllamët) artificiale, nuk pengoheshin nga bindjet e ndryshme fetare.

Kolokotroni ishte “vllam” me një shqiptar mysliman, prijësin e famshëm të laliotëve (lalëve), Ali-Farmakun, si dhe me një shqiptar të krishterë, Marko Boçarin. Kjo ishte bindja popullore, derisa erdhën shenjtorët, madhështitë, fanariotët dhe gjithë të patymosurit dhe e ndanë popullin në dhën e dhi, jo sipas gjakut dhe prejardhjes, por sipas kritereve fetare, në mënyrë që të gjithë njerëzit, që nuk kishin asnjë lidhje gjaku me grekët, të quheshin “grekë” dhe ata, që përpara mijëra vjetësh, gjysh pas gjyshi, gjendeshin këtu dhe mbronin këtë tokë, të shkëputur nga trupi i kombit grek”.

Natyrisht që edhe më shumë këngë gjejmë për një tjetër hero të revolucionit, të ashtuquajtur “grekë”, Marko Boçarin nga Suli. Them të ashtuquajtur, sepse të gjithë heronjtë ishin arbëreshë dhe shqiptarë. Gjuhë të nënës kishin shqipen dhe e vetmja që i ndante ishte feja. E cila u mor më vonë, si kriter për të krijuar kombin e ri artificial grek.

Lidhja e Besës në Akropul të Athinës, mes arbëreshëve, me në krye Marko Boçarin:

Vetëdija e kombit shqiptar, por edhe ajo e arvanitëve në Greqi, është shumë e qartë lidhur me heronjtë e të ashtugjuaturit “Revolucioni grek”.

Duhet të përmendim këtu, se një nga figurat që luajti një rol të rendësishëm në zgjimin e ndjenjës për liri në Greqi dhe jo vetëm. Ishte pa dyshim Ali Pashë Tepelena, i cili ishte frymëzimi i shumë kapedanëve të revolucionit dhe jo vetëm frymëzim, por edhe “akademia” ku ata u shkolluan dhe morën mësimet e duhura luftarake apo strategjike.

Të lësh pa përmendur rolin e Ali Pashës, në parapërgatitjen e kryengritjes popullore në Greqi, është e pakuptimtë nga ana historike.

Siç vihet re edhe në këngën më sipër, përmendet edhe emri i një tjetër heroi të “Revolucionit”, Andruci ose Odise Androco. Babai i tij, Jorgo ose siç e quan A. Kola, Verushin Androco kishte qenë mik i Ali Pashës. I cili shquhej për trimëri, ndryshe nga Aliu, i cili, të parën kishte diplomacinë.

Në këngën që vijon, del në pah emri i dy heronjëve të tjerë: Griva dhe Karaiskaqi.

Për prejardhjen e Grivëve A.Kola shprehet se këta ishin pinjollë të familjes së madhe Bua. Të cilët më 1585, do të bënin një kryengritje në Akarnani dhe Epir, dhe prijësi i tyre do të ishte Teodor Bue Griva. I fundit i kësaj familje të madhe, do të ishte Teodoraq Griva, i cili planifikoi nje lëvizje kundër mbretit Othon, që nuk mundi ta përfundonte me sukses, pasi vdiq para kohe.

Ndërsa emri tjetër, është ai i Karaiskaqit, një tjetër “djalë” i Ali pashës dhe “vëlla” i Androcos, siç i quan A.Kola.

Një tjetër figurë shumë e rendësishme e të ashtuquajturit “Revolucionit grek”, është Laskarin Bubulina. Bubulina lindi në ishullin Specias, një ishull që edhe sot flet shqip. Kjo grua e hekur arvanite, do të merrte vetë drejtimin e flotës, pas vdekjes së burrit dhe djalit të saj në luftë. Duke u bërë kështu, shpirti dhe përfaqësimi më i denjë i gruas arvanite që, ashtu siç e ka zakoni shqiptar, nuk mungoi në luftë duke luftuar krah burrave.

Kjo është një panorama e vogël, e asaj pasurie shpirtërore që është ruajtur nga populli shqiptar ndër shekuj.

Shkëputur nga: “Epika historike”, Vëllimi parë. Tiranë,1983. Aristidh P. Kola. “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”. Tiranë, 2002