MENU
klinika

Ja ku dyshon policia!

Hidhet në erë “GLE-ja” e shoferit të linjës Delvinë-Athinë

03.05.2020 - 07:39

Shpërthim eksplozivi në Delvinë. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Delvinës rreth orës 00.20, ku është shkatërruar me eksploziv një automjet fuoristradë “Mercedes-Benz” GLE në pronësi të Vango Zoto, 53 vjec.

Mësohet se pronari i mjetit të djegur, Zoto është njëherësh edhe shofer i linjës Delvinë-Athinë.

Policia e Delvinës ka nisur sakaq hetimet për ngjarjen. Paraprakisht dyshohet se tritoli mund të jetë vendosir në mjetin e tij për larje hesapesh. Madje kjo është edhe një nga pistat ku po heton policia.