MENU
klinika

Të dhëna të reja për objektin ndëryjor

Hipoteza e re për Oumuamua: Akullnajë hidrogjeni

31.05.2020 - 14:56

Çfarë është Oumuamua? Identiteti i parë i sigurtë që ky objekt ka marrë është ai i objektit të parë ndëryjor që është gjurmuar të ketë hyrë në sistemin tonë diellor. Që nga viti 2017 kur edhe u konstatua vizita e tij, objekti në fjalë është studiuar gjerësisht dhe teoritë për të variojnë nga një pjesë komete te një anije hapësinore aliene.

Hipoteza që nuk kanë bindur shumëkënd. Së fundmi, dy astrofizikanë nga universiteti i Yale në SHBA, kanë propozuar një tjetër hipotezë: Oumuamua është një copëz e një akullnaje hidrogjeni dhe origjinon nga një re gjigande molekulare. Këto të fundit arrijnë përmasa të jashtëzakonshme deri në vite dritë dhe përmbajnë sasi kolosale gazi që mund të krijojë me dhjetëra mijëra yje.

Sipas dy astrofizikanëve, Darryl Seligman dhe Gregory Laughlin, re të tilla ndonjëherë mund shpërbëhen drejt krijimit të akullnajave hidrogjenore dhe të sillen si objekti i vëzhguar në sistemin tonë diellor.

Ndonëse akullnaja e hidrogjenit duket si diçka ekzotike ajo shpjegon çdo gjë misterioze për Oumuamuan

kolana e librave

është shprehur një nga autorët e studimit, Seligman.

Teoria e akullnajës hidrogjenore shpjegon më mirë edhe formën prej cigareje të objektit që lidhet me bombardimin në boshllëk nga radiacioni kozmik, pasi reja molekulare shpërbëhet. Një krahasim me këtë që ndodh është shformimi i sapunit që pëson erosion në disa pjesë më shumë se në të tjerat.

Oumuamuaakullnaja hidrogjenireja molekulare