21.05.2020 - 09:14
Një 50-vjeçar banues në Maminas të Durrësit, i dënuar me 10 vitë burg nga gjykata e Milanos për trafik të narkotikëve, është vënë në prangat e policisë në Shijak.
Rudin Koni së bashku me persona të tjerë, ka trafikuar nga Shqipëria drejt Italisë, sasi lënde narkotike të llojit kokainë, me qëllim shitjen në Milano dhe Salento, Itali. Për këtë arsye ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Milano, ndërsa për arrestimin e tij ka bashkëpunuar edhe Interpol Tirana.
Pas arrestimit po bëhen procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë aty ku do të kryejë edhe dënimin.