MENU
klinika

Situata te Napoli

Ikën Callejon, Rashica shihet zëvendësuesi ideal

24.05.2020 - 11:03

Kontrata që skadon më 30 qershor dhe një dëshirë e madhe për të thënë lamtumirë. Midis Napolit dhe Callejon duket se nuk do të ketë më vazhdim. Nuk ka dhe nuk do të ketë takime mes palëve për të zgjatur kontratën dhe kështu spanjolli 33 vjeçar do të lërë fanellën blu pas 7 vitesh, 336 paraqitjeve dhe 80 golave.

Për ta zëvendësuar tani lista është e gjatë dhe, përveç zgjidhjeve të brendshme, janë dy emra që bien në sy nga të tjerët. I para, dihet, dhe është Everton i Gremio-s, ndërsa i dyta është Milot Rashica nga Werder Bremen.

Callejon, i cili mbërriti në Napoli përmes Real Madrid në verën e vitit 2013 dhe i kërkuar fort nga Rafa Benitez, nuk po lë shije të mira te tifozët e kaltër. Ai arriti të jepte më të mirën me Napolin, duke e lartësuar veten edhe në epokën e Sarrit.

Por tani kjo ndjenjë, veçanërisht me shoqërinë, nuk është më atje dhe, siç shkruan Il Mattino, agjenti i tij Quilon do ta rikthejë përsëri në Spanjë, me Valencia-n dhe Sevilla-n që janë gati për t’i ofruar një kontratë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Goli është puna ime për të ndihmuar ekipin”

Mbape: Kur je yll të tjerët flasin, do ta mundim Atalantën

Flet presidenti: Askush nuk mund të luajë me dinjitetin tonë

Incidenti me Rei Manajn, Federata Turke hap zyrtarisht hetim

Paraqitje dinjitoze e Enea Mihajt

Mbrojtësi shqiptar shkëlqen ndaj Portos

U fut në historinë e klubit

Granada i bën jehonë rekordit të Uzunit