MENU
klinika

Videoja që na bëri të dyshojmë

Ilda Bejleri, së shpejti përkrah Ardit Gjebreas?

21.05.2020 - 09:20

Ilda Bejleri që nga shtatori është pjesë e emisioni “Procesi Sportiv” ku prezanton së bashku me Edi Manushin.

Por një video që po qarkullon sot, ka ngritur dyshimet se Ilda po mendohet të largohet nga emisioni, madje dhe nga televizioni.

Ka qenë “News31” që ka publikuar videon ku Ilda Bejleri shfaqej përkrah Ardit Gjebresë tek “E diela shqiptare” në “Tv Klan” .

Ka mjaftuar kjo video dhe njerëzit po mendojnë se moderatorja paska plane të tjera dhe se aventura e re televizive mund të jetë pikërisht në “Tv Klan”.

Mendohet që Ilda mund të jetë krah Arditit në një nga rubrikat e tanishme të emisionit ose në një rubrikë të re që do i shtohet “E diela shqiptare”. Ose thjesht është e ftuar këtë të dielë tek emisioni i Arditit, por kjo mbetet për t’u parë deri ditën e dielë që do të transmetohet emisioni.

Ndërkohë Olti Curri nga shpërndarë lajmin që ka qarkulluar në InstaStory duke etiktuar Ildën dhe ka shkruajtur: “Ouuuu! Goce ça ka ndodh? Urgjent hape telefonin”