Retë ikën!
Këndoni sikur dielli do shpërthejë
Harmoninë e harpave,
Të mbetuna vjerë në shelgjet buzë liqenit,
Që, edhe sot lotojnë,
Tunden lehtas nga era e trishtueme.
Zogjtë ikën nga kafazi.
Të mbyllun në botën e pashpirt,
Nuk mund të këndonin ma.
Fluturuen dhe prekën diellin në shpatet malore,
Përzunë etjen me ujin e pronit,
Qi rridhte si nji rrymë qelqi,
T’i bashkohej liqenit dhe detit
Prisnim “zogjtë”!
Prisnim harpën e lirisë,
Të harruem në shelgjet lotues,
Prisnim,melodinë për kangën e ndalueme,
Iluzionin e coptuem nga tradhtitë moderne.
I bashkuem harpat!
Kapërcyell kaluem vende me dhe pa flamur,
Plagë na u banë andrrat.
U bashkuem diku në muzgun e artë,
Në perëndimin e shejtë dhe të largët,
Dhe s’bashku kënduem kangën e ndalueme,
Iluzionin për lirinë e mohueme
Rauf Xhyheri