MENU
klinika

Serie A ndeshje në 3 orare

Inter, Milan dhe Juventus kundër datave të Kupës

29.05.2020 - 10:31

Serie A do të rinisë më 20 qershor. Por edhe tani që data është vendosur zyrtarisht, polemikat nuk mungojnë. Kjo kryesisht sa i përket datave të Kupës së Italisë, pasi është menduar të luhen më 13 dhe 17 qershor.

Më saktë, më 13 dhe 14 qershor do të luhen dy gjysmëfinalet e kthimit Juventus-Milan dhe Napoli-Inter, ndërsa më 17 qershor të luhet finalja me tek ndeshje në stadiumin “Olimpic” të Romës. Milan, Juventus dhe kryesisht Inter, janë kundër kësaj date, pasi do ta nisnin direkt me ndeshje të forta, ndërsa rivalët më 20 qershor në kampionat do të ishin më komodë.

Dy ose tri ndeshje të forta radhazi brenda një jave do të ishte shkatërruese direkt në start, kur skuadrat kanë 3 muaj pa luajtur ndeshje. Kjo duke iu referuar Bundesligës, ku dëmtimet në 3 javët e para pas rifillimit ishin 260% më shumë krahasur me periudhën para pandemisë. Tek Inter është hedhur ideja që në Kupën e Italisë të përfaqësohet me ekipin e të rinjve, kjo edhe në shenjë revolte.

Ndërkohë, ndeshjet e kampionatit do të luhen të gjitha pas orës 17:00, pasi temperaturat e larta në qershor dhe korrik e bëjnë të pamundur orarin 15:00 ose më herët. Asambleja e Serie do të mblidhet për të miratuar kalendarin dhe oraret.

Konkretisht, tre janë oraret e përfolura për ndeshjet e Serie A: 17:15, 19:30 dhe 21:45. Futbollistët në përgjithësi janë kundër orarit të parë, pasi në atë orë ende është vapë. Ndërsa sa i përket kalendarit, mendohet të startohet me 4 ndeshjet e prapambetura.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN