MENU
klinika

Frut i sezonit

Ja efektet pozitive dhe negative të manit të bardhë

31.05.2020 - 16:41

Mani më shumë njihet si frut me shije të veçantë, por në mjekësinë alternative manit i përdoren edhe gjethet, lëkura e pemës dhe sigurisht fruti.

Përfitimet janë të shumtë duke nisur nga kontrolli i diabetit e deri tek ai i kolesterolit.

Këto veçori mani i ka falë një substance që ka efektet e antioksidantëve, antokianina. Kjo substancë gjendet tek të gjitha frutat e pyllit si boronicat, mjedrat dhe thanat.

Në mjekësinë popullore mani i bardhë përdoret për të trajtuar këto probleme apo shqetësime shëndetësore: Ankthi, artriti, kapsllëku, kolla, tensioni i lartë, kolesteroli i lartë, diabeti dhe sistemi imunitar.

Efektet anësore

Edhe pse ky frut është bimor, efektet e tejkalimit të dozës së rekomanduar janë të shumta.

Duke nisur nga diareja, marramendja, kapsllëku apo dhe fryrja e stomakut dhe e zorrëve. Prandaj këshillohet që kur të nisni t’i konsumoni të kini kujdes mënyrës si do reagojë trupi juaj.

Për personat të cilët marrin medikamente për trajtimin apo kurimin e diabetit, është e këshillueshme që të mos konsumohet ky frut.

Si dhe gjithmonë këshillohuni me mjekun tuaj përpara se të merrni çdo vendim.