MENU
klinika

Pagesat e skuderive për regjistrim

Kalendari i ri i Formula 1, në 3 pista nga 2 gara

18.05.2020 - 15:24

22 Çmime të Mëdha ishin programuar për të përbërë kampionatin Botëror 2020 të Formula 1, por deri më tani janë anuluar 3 dhe shtyrë 7 për shkak të pandemisë së Covid-19. Kjo ka shkaktuar humbje të mëdha në arkat e 10 skuderive që ishin gati të paguanin shifra marramendëse vetëm e vetëm për të marrë pjesë në edicionin e 70-të të Formula 1.

Siç ndodh në të gjithë turnetë, pjesëmarrësit duhet të paguajnë për t’u regjistruar dhe jashtë saj nuk mbesin as skuadrat e botërorit më spektakolar të garave me makina. Por sa do të paguajnë skuderitë për t’u regjistruar në këtë edicion të F1?

Rregullorja përcakton që tarifa e regjistrimit është më e lartë për ekipet që kanë grumbulluar më shumë pikë në edicionin e shkuar. Në këtë mënyrë, Mercedes, kampione në fuqi do të paguajë më shumë se homologët e saj. Pagesa bazë kap një vlerë prej 501.630 euro, të cilat i shtohen edhe 6100 euro të tjera për pikët e grumbulluara (739).

Mercedes pritet të paguajë një shumë prej 5 mln euro nëse sezoni i Formula 1 zhvillon edhe një garë të vetme. Një shumë pak më e lartë se në sezonin e shkuar, pasi e mbylli edicionin me 11 pikë më shumë, ose 66 mijë euro. Ferrari do të paguajë 3.1 mln euro dhe Red Bull 2.6 mln. Skuderia që paguan më pak është Williams, që duke qenë e fundit në sezonin e shkuar, paguan një faturë financiare të vogël.

Liberty Media, kompania që zotëron kuotat e Formula 1, ka përpiluar kalendarin e ri të sezonit 2020. Gjithsej, janë 19 gara në kalendar dy më pak se sa kalendari i mëparshëm (mungojnë Montecarlo dhe Montreal) për shkak të coronavirus. Sezoni pritet të nisë më 5 korrik, në Austri, në pistën e (Zëelteg) ku pas një jave do të zhvillohet edhe gara e dytë.

Sipas projektit të paraqitur nga Liberty Media, në 3 pista do të zhvillohen nga dy gara. Përveç garës së Austrisë do të garohet dy herë edhe në Angli (pista e Silverstone) dhe Bahrein. Sezoni 2020 pritet të përfundojë më 13 dhjetor, në Abu Dhabi dhe garat do të zhvillohen pa tifozë.

KALENDARI I RI I SEZONIT 2020

5 korrik, Austri

12 korrik, Austri

26 korrik, Britani e Madhe

2 gusht, Britani e Madhe

9 gusht, Hungari

konica sportkonica sport mobile

23 gusht, Spanjë

30 gusht, Belgjikë

6 shtator, Itali

20 shtator, Azerbajxhan

27 shtator, Rusi

4 tetor, Kinë

11 tetor, Japoni

25 tetor, Amerikë

1 nëntor, Meksikë

8 nëntor, Brazil

22 nëntor, Vietnam

29 nëntor, Bahrein

6 dhjetor, Bahrein

13 dhjetor, Abu Dhab

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas largimit nga Ferrari

A do të kalojë Vettel te Mercedes?