MENU
klinika

OnePlus 8

Kamera e këtij smartfoni mund të shohë përmes objekteve

15.05.2020 - 16:35

Nëse jeni vënë pas blerjes së një smartfoni flagship Android këtë vit, OnePlus 8 padyshim duhet të jetë në listën tuaj. Modelet OnePlus 8 dhe 8 Pro ofrojnë vlerë të madhe dhe cilësi të nivelit premium.

Modeli Pro është ai që ka edhe sistemin më të mirë të kamerave siç edhe emërtimi të lë të kuptosh. Megjithatë nuk kemi qenë në dijeni të një superfuqie të fshehtë dhe unike që ky telefon kishte dhe asnjë tjetër nuk e ofron.

Kamera ka një modalitet që ju lejon të shikoni përmes objekteve. Por nuk është pamje me rreze X që mendon ju. Kamera e OnePlus 8 Pro mund të shohë përmes plastike.

Zbulimi doli nga forumet e Reddit pak javë më parë dhe tani është bërë virale nëpër median sociale.